Radha e Albës për sqarime me Tean

Sqarimit të Teas me Xhensilën i shtohet edhe Alba. Ajo i thotë Teas se ndryshoi figurën me banorët e tjerë. Tea nuk e pranon këtë opinion të Albës. Sipas Albës, Tea dhe Veseli thonë gjëra të ndryshme për marrëdhënien e tyre. 

Teas dhe Xhensilës i mungon diçka

Xhensila është duke ngrënë drekë dhe Tea duke larë enët. Xhensila thotë se i mungon Fisniku. Tea reagon me një psherëtimë dhe thotë se ajo ia ndjen mungesën shumë në darkë sepse e puthte gjithmonë përpara se të flinte gjumë.

Veseli dhe Tea; sqarime dhe supozime

Pas masazhit dhe bisedave me nënkuptime, Tea i tregon Eleonorës bisedën që bëri me Veselin. Duke biseduar Tea hedh një parfum dhe pyet Eleonorën se cilin person i kujton kjo aromë. Eleonora nuk e gjen dhe Tea i thotë se është parfumi i Marias. Veseli i afrohet Teas për të ndjerë aromën dhe e puth në qafë.

Alba dhe Xhensila ankohen për Tean

Alba dhe Xhensila komentojnë sjelljen e ditëve të fundit të Teas. Ajo ka ndryshuar sipas tyre. Reagimet që ka ndonjëherë janë të pakuptueshme. Sipas Xhensilës Tea me përgjigjet që jep, sidomos kur thotë “nuk më intereson”, ngre një barrierë dhe i ndalon banorët e tjerë t’i afrohen.

Masazh profesional për Veselin

Veseli është ftohur dhe ka dhimbje kurrizi. Ai e ka të nevojshëm masazhin për t’i lehtësuar dhimbjet. Tea është ajo që di të bëjë masazhe dhe nuk është hera e parë që ka ndihmuar edhe banorë të tjerë kur kanë pasur probleme. 

Lojëra në kushtet e shtëpisë

Banorët flasin për lojërat që mund të bëjnë sot. Dikush do të luajë “Mafia”. Xhensila dhe Veseli mendojnë se do të ishte shumë bukur të luanin volejboll tani që kanë ngelur vetëm tetë banorë në shtëpi, mund të ndahen në dy skuadra nga katër banorë.

Lojë Kristit

Eleonora i bën një lojë Kristit. Ajo mbledh pak bar dhe ia vendos poshtë jastëkut. I thotë dhe banorëve të tjerë se i ka bërë magji. Ajo pasi i vendos i thotë Kristit se kur ka shkuar në dhomë ka gjetur diçka. I tregon Kristit barin në kapele dhe poshtë jastëkut. Në një kurorë mbreti disa gjethe lule fieri.

Eleonora dhe Alba ndodhen në oborr dhe po shijojnë kafen dhe cigaren e parë të ditës. Ato bisedojnë me njëra-tjetrën për finalen dhe qëndrimin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother. Eleonora flet për të bijën, duke thënë se ajo do të jetë rritur,

Banorët zgjohen

Vëllai i Madh ka ndezur dritat në dhomën e gjumit dhe ka vendosur muzikë në sfond për të zgjuar banorët. Ata janë të gjithë në gjumë dhe një pjesë e mirë e tyre duan të flenë akoma. Kristi mbulon kokën me jastëk, për të larguar kështu ndriçimin dhe zhurmën teksa përpiqet të flejë akoma. 

Kristi kurioz për bisedën mes Veselit dhe Teas

Banorët janë në gjumë. Ata kaluan sërish një mbrëmje mes debatit ku ju jep mundësinë të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe këndvështrimet e tyre për lojë dhe jetën jashtë saj. Përveç kësaj Veseli dhe Tea zbulojnë që mes tyre ka ende vend për t’u njohur dhe mundësia për të pasur një lidhje nuk është e përjashtuar.

Copyright © 2015 - Big Brother Albania - is proudly powered by Maw Agency
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.